Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takohet me përfaqësuesen e FMN-së për Shqipërinë, Westin
English

Berisha takohet me përfaqësuesen e FMN-së për Shqipërinë, Westin

Tiranë, 20 korrik NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot në një takim përfaqësuesen e Fondit Monetar për Shqipërinë, Ann-Margret Westin me rastin e largimit të saj, pas përfundimit të misionit të FMN-së në Shqipëri.

Kryeministri Berisha e falënderoi Ann- Margret Westin për bashkëpunimin ndërmjet Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë shqiptare, si dhe për kontributin e dhënë nga FMN-ja në zbatimin e reformave të gjithanshme dhe të suksesshme të ndërmarra nga kjo qeveri.

Me tej, Berisha e siguroi Westin se në këtë fazë të dytë të bashkëpunimit me FMN-në, sipas Artikullit 4, qeveria shqiptare është përsëri shumë e hapur dhe bashkëpunuese me këtë institucion për të çuar përpara reformat e nisura, si dhe shumë të tjera.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë e falënderoi kryeministrin për mbështetjen e dhënë dhe për bashkëpunimin dypalësh me qeverinë shqiptare.

Më tej, Westin u shpreh se po largohej nga Shqipëria me mbresa shumë të mira nga të gjitha pikëpamjet dhe se Fondi Monetar Ndërkombëtar është i hapur për bashkëpunim të mëtejshëm me qeverinë shqiptare.

k.k/NOA

KOMENTE