Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EULEX punon për kthimin e gjykatësve serbë dhe shqiptarë në veri të Kosovës
English

EULEX punon për kthimin e gjykatësve serbë dhe shqiptarë në veri të Kosovës

Prishtinë, 20 korrik, NOA - Përfaqësuesit e EULEX-it kanë njoftuar se po bisedojnë me përfaqësuesit e Beogradit dhe të Prishtinës për kthimin e gjykatësve serbë dhe shqiptarë në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Zëdhënësja e EULEX-it, Christina Herodes, ka thënë për agjencinë e lajmeve Tanjug se qëllimi i bisedimeve të EULEX-it me Beogradin dhe Prishtinën është që të shkohet përpara, ashtu që gjykatësit serbë dhe shqiptarë të kthehen në gjykatat e Mitrovicës. "Nuk mund ta themi datën e saktë kur dhe si do të ndodhë kjo, sepse jemi në bisedime. Jemi duke punuar në këtë drejtim dhe po bisedojmë me Beogradin dhe Prishtinën", ka thënë Herodes. Gjykata e Qarkut dhe ajo Komunale në veri të Mitrovicës ka rifilluar punën në tetor të vitit 2008, pasi që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës për më shumë se shtatë muaj kanë qenë të mbyllura. Tani në to punojnë vetëm gjykatës dhe prokurorë të EULEX-it.

n.e/NOA

Â

KOMENTE