Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas ankesave të qytetarëve, Avokati i Popullit shkresë Bashkisë për zhurmat
English

Pas ankesave të qytetarëve, Avokati i Popullit shkresë Bashkisë për zhurmat

Tiranë, 31 korrik, NOA - Niveli i lartë i zhurmave në kryeqytet gjatë orëve të natës, sidomos në zonat e Bllokut, ku ka aktivitet të përhershëm të bareve dhe lokaleve non-stop, kanë krijuar një shqetësim mjaft të madh për qytetarët që jetojnë pranë tyre.

Shumë ankesa nga ana e tyre i kanë mbërritur lidhur me një fakt të tillë i kanë mbërritur institucionit të Avokatit të Popullit, i cili ka vendosur menjëherë t'i kërkojë llogari Bashkisë së Tiranës për këtë çështje.

Madje ai ka realizuar edhe vetë inspektime, konkretisht në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", ku ka verifikuar më së miri ndotjen akustike e cila i është bërë me dijeni nga banorët.

Menjëherë paskëtaj, Dobjani i ka nisur një shkresë Bashkisë së Tiranës që të marrë masat, sipas ligjit. Në shkresën që Dobjani i drejton kryetarit të Bashkisë thuhet se inspektorët e policisë bashkiake janë parë në zonën e ish- bllokut dhe nuk kanë ndërhyrë në normalizimin e situatës.

Në këto kushte Avokati i Popullit kërkon informacion nëse këto biznese janë të pajisura me lejen përkatëse për ushtrimin 24 orë të aktivitetit, si dhe rolin dhe detyrën e Policisë Bashkiake në këto raste.

n.e/NOA

Â

KOMENTE