Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
NATO, Rasmusen: Për Kosovën, qëllimi im është i qartë, do reduktoj KFOR-in
English

NATO, Rasmusen: Për Kosovën, qëllimi im është i qartë, do reduktoj KFOR-in

Bruksel, 3 gusht NOA - Në ditën e parë të postit të ri, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka dhënë një konferencë për shtyp ku ka deklaruar synimet e tij, një prej të cilave ishte dhe reduktimi i misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja.

"Për Kosovën, qëllimi im është i qartë: deri në fund të mandatit tim, dëshiroj ta shoh KFOR-in e reduktuar në një forcë të vogël të reagimit, ose dalje të gjithë së bashku", tha sot Rasmusen. Gjatë konferencës, Rasmusen u shpreh edhe për Afganistanin, ku sipas tij synim afatgjatë duhet të jetë lëvizja drejt transferit të përgjegjësive për siguri tek afganët. "NATO-ja duhet të zhvilloj partneritet të vërtetë strategjik me Rusinë" u shpreh Rasmusen për Rusinë.

k.k/NOA

KOMENTE