Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori i BE-së në Maqedoni pranon: Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar!
English

Ambasadori i BE-së në Maqedoni pranon: Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar!

Shkup, 10 gusht, NOA - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere ka pranuar se tetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, një pjesë e madhe e këtij dokumenti, nuk është zbatuar.

"Duhet bërë akoma shumë. Ende ka çështje të cilat kanë mbetur t'a pazgjidhura nga konflikti i 2001. Duhet bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike, përfaqësimin adekuat, si dhe përdorimin e gjuhës shqipe.

Ekziston 'Ligj për gjuhët' por për zbatimin e saj duhet ende shumë punë", ka theksuar evroambasadori Fuere. Sipas tij, nëse do të ketë më shumë përpjekje për zgjidhjen e çështjeve të hapura, nuk do të realizohen kërcënimet e PDSH-së.

Fuere ka shtuar se paralajmërimet për braktisjen e Parlamentit tregojnë se punët në Maqedoni nuk ecin në drejtimin e duhur.

"PDSH është një parti e etabluar. Andaj, nuk është mire që PDSH-ja ta braktisë

Parlamentin. PDSH, është parti e zgjedhur si gjithë partitë e tjera, që të jetë brenda në Parlament e jo jashtë tij. Besoj se problemet dhe shqetësimet e PDSH-së, më mirë do të zgjidhen dhe realizohen në Parlament se sa jashtë tij. Shpresoj se anëtarët e PDSH-së nuk do ta realizojnë këtë kërcënim", ka shtuar euro-ambasadori Fuere.

NOA-INA

Â

KOMENTE