Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidentohet rëndë një grua në Tiranë, arrestohet i dyshuari 22-vjeçar
English

Aksidentohet rëndë një grua në Tiranë, arrestohet i dyshuari 22-vjeçar

Tiranë, 12 gusht NOA - Një grua në moshë të thyer mbeti e plagosur rëndë si pasojë e përfshirjes në një aksident, për të cilin policia komunikoi sot, arrestimin e të dyshuarit.

Ngjarja ndodhi në orën 09.45 në rrugën "Myslym Keta" të kryeqytetit. I riu Saimir Canaj, 22 vjeç, banues në Tiranë, ishte duke qarkulluar me automjetin e markës "Fiat", me targë të huaj BR 135 XH, kur u përfshi në aksident. Specialistët e seksionit të Hetimit të Aksidenteve thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 22-vjeçari ka aksidentuar këmbësoren Lumnie Naxhaku, 66 vjeçare, banuese në Tiranë, në momentin e përplasjes po tentonte të kalonte nga njëri trotuar në tjetrin.

E aksidentuara u dërgua menjëherë në spital ku aktualisht ndodhet në reanimacion në gjendje të rënduar shëndetësore. Policia tha se u bë arrestimi në flagrancë i të riut si dhe u kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale, ndërsa materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

Ditët e fundit shihet sërish një rritje e numrit të aksidenteve, pas korrikut "të zi" ku disa dhjetëra qytetarë vdiqën në incidente të ndryshme, kryesisht në superstradat e vendit.

/k.k/e.l/NOA/

KOMENTE