Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbët e Kosovës votojnë për pushtetin vendor, autoritetet e Prishtinës heshtin
English

Serbët e Kosovës votojnë për pushtetin vendor, autoritetet e Prishtinës heshtin

Prishtinë, 16 gusht NOA-Në dy komuna të Kosovës, në Graçanicë dhe Gorazhdec janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për pushtetin lokal të organizuara nga Serbia.

Votimet për komunën e Prishtinës dhe atë të Pejës janë përsëritje e zgjedhjeve serbe të mbajtura në vitin 2008.

Në garë për të fituar këto zgjedhje janë Partia Radikale, ajo Demokratike e Serbisë dhe Partia Përparimtare.

Shumica e votuesve serbë që dolën në këto zgjedhje thanë se presin përmirësimin e kushteve të jetës dhe punësim.

Autoritetet në Prishtinë kanë injoruar zgjedhjet serbe dhe nuk kanë ndërmarrë masa për parandalimin e mbajtjes së tyre.

Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se këto zgjedhje janë të jashtëligjshme dhe se rezultatet e tyre nuk do të kenë kurrfarë fuqie politike.

Ndërkaq udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar udhëheqjen e Kosovës se në heshtje po lejon dhe po inkurajon mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë.

Votimet janë të dytat që organizon Serbia në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, në shkurt të vitit 2008.

m.i/NOA

KOMENTE