Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjergj Koja zëvendëson Petro Koçin, zgjidhet kryetari i ri i PSV-91
English

Gjergj Koja zëvendëson Petro Koçin, zgjidhet kryetari i ri i PSV-91

Tiranë, 20 gusht, NOA - Gjergj Koja ka zëvendësuar kreun e Partisë Socialiste të Vërtetë ‘91, duke u zgjedhur nga anëtarësia e kësaj force politike si kryetari i ri i saj.

Ky akt mbërrin pas dorëheqjes së dhënë nga kryetari i mëparshëm, Petro Koçi, pas rezultateve që sipas tij ishin të pakënaqshme të arritura nga kjo forcë politike në zgjedhjet e 28 qershorit.

Nga ana e tij, Koja pas zgjedhjes si kryetar i ri i PSV-91 deklaroi se synon që me një grup politik të fuqishëm të riorganizojë partinë në të gjithë vendin.

"Mbështesim koalicionin PSV 91 - LSI në dobi të stabilitetit të vendit. Jemi të gatshëm të mbështesim edhe riorganizimin e së majtës pas largimit të Ramës".

Më pas ka shtuar se "shpreh keqardhjen për prishjen e rregullave të lojës në PS". "Mirëpresim çdo socialist të zhgënjyer nga diktatura në PS që të militojë me dinjitet tek PSV-91", mësohet të jetë shprehur Koja.

KOMENTE