Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PSV-91: Presim me interes kongresin e PS-së, Rama mund të kandidojë si kryetar
English

PSV-91: Presim me interes kongresin e PS-së, Rama mund të kandidojë si kryetar

Tiranë, 24 gusht, NOA - Partia Socialiste e Vërtetë '91 pret me interes të madh mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste që do të zhvillohet në datën 29 gusht.

Një fakt të tillë e ka deklaruar përfaqësuesi i kësaj partie, Petro Koçi, sipas të cilit zhvillimet dhe zgjidhja e konflikteve brenda Partisë Socialiste janë më të rëndësishme se zgjedhja e kryetarit të ri të saj.

Lidhur me këtë të fundit, ai është shprehur se Rama e gëzon të drejtën e rikandidimit, pasi statuti i partisë ia lejon një gjë të tillë.

"Presim një analizë të thellë nga Partia Socialiste, gara për kryetar është dytësore", mësohet të jetë shprehur Koçi.

n.e/NOA

KOMENTE