Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korrupsioni në polici, përfundon në pranga komandanti i policisë në Obiliq
English

Korrupsioni në polici, përfundon në pranga komandanti i policisë në Obiliq

Obiliq, 27 gusht NOA-Nën dyshimin se ka keqpërdor pozitën zyrtare duke pranuar ryshfet, është arrestuar sot komandanti i stacionit policor në Obiliq, Sejdi Zeqiri.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se pas arrestimit, i dyshuari edhe është pushuar nga puna.

"Personi është arrestuar nga hetuesit me urdhër të prokurorit publik me dyshimin e bazuar se ka shpërdoruar detyrën zyrtare dhe për marrje të ryshfetit.

Pas arrestimit atij i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe njëkohësisht është pushuar", thuhet në njoftimin e Policisë.

Zyrtarët e Policisë premtojnë se ndaj çdo polici, i cili me veprimet e tij bie ndesh me ligjin për policinë ose legjislacionin tjetër në Republikën e Kosovës, do të merren masa konform ligjit.

m.i/NOA

KOMENTE