Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti, 36-vjeçarja vdes pasi humb drejtimin e mjetit, plagoset i biri
English

Aksidenti, 36-vjeçarja vdes pasi humb drejtimin e mjetit, plagoset i biri

Korçë, 29 gusht, NOA - Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur strukturat e policisë rrugore, të cilat kanë konstatuar se mjeti Fiat Punto me targë ZMX 3427, i drejtuar nga 36-vjeçarja Enkeleda Shtëmbari, banuese në qytetin e Beratit, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me bordurën anësore prej betoni.

Për pasojë, drejtuesja e automjetit është rrëzuar dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës duke marrë dëmtime trupore dhe rrugës, gjatë transportimit për në spitalin e Korçës, ajo ka humbur jetën.

Në mjet, ndodhej dhe djali i saj 5-vjeç i cili ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Tiranës.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE