Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbardhet vrasja e 20-vjeçarit para 10 vjetësh, kapet Gjergj Ara në Shkodër
English

Zbardhet vrasja e 20-vjeçarit para 10 vjetësh, kapet Gjergj Ara në Shkodër

Shkodër, 29 Gusht NOA - Një vrasje e ndodhur plot dhjetë vjet më parë, është arritur të zbardhet vetëm ditët e fundit duke u mbyllur si dosje sot herët në mëngjes kur u ekzekutua fletë arresti për të dyshuarin e vetëm të ekzekutimit të një 20-vjeçari.

Policia e Shkodrës, ka konfirmuar prangosjen e 60-vjeçarit Gjergj Ara lindur në fshatin Palaj të Komunës Shosh dhe banues në Oblik të Komunës Ana e Malit në Shkodër.

Burime zyrtare policore nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda, i thanë korrespondentit të agjencisë së lajmeve NOA se kapja e Arës erdhi "si rezultat i një pune të mirë operative dhe proçeduriale për zbulimin e dokumentimin ligjor të ngjarjeve të vjetra të pazbuluara".

Bëhet fjalë për ekzekutimin më 26 qershor 1999, në fshatin Palaj të Komunës Shesh-Dukagjin Shkodër ku është vrarë me armë zjarri 20-vjeçari Lek Malota.

Për këtë ngjarje, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër është bërë rifillimi i hetimeve pak javë më parë.

Në vijim të hetimit, është bërë e mundur nga policia, zbulimi dhe identifikimi i autorit të krimit dhe dje (e premte), është lëshuar Urdhër Ndalimi për autorin e dyshuar Gjergj Ara.

Policia tha se kapja e 60-vjeçarit u bë e mundur në fshatin Oblik të Komunes Ana e Malit Shkodër dhe tani ai përballet me akuzat për veprat penale të "vrasjes me dashje" dhe "mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

/r.d/e.n/NOA/

KOMENTE