Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gripi i derrave, ISHP: Në shtator parashohim të preken 15 persona çdo javë
English

Gripi i derrave, ISHP: Në shtator parashohim të preken 15 persona çdo javë

Tiranë, 30 gusht NOA - Instituti i Shëndetit Publik ka paralajmëruar një shtator epidemik me prekjen nga virusi i rrezikshëm H1N1.

Viruset sezonale apo gripi i derrave pritet të shtojnë rastet gjatë muajit shtator.

Hapja e shkollave, kontaktet e njerëzve në vende të populluara pritet të sjellin dhe shtimin e viruseve.

Sipas ISHP-së virusi i rrezikshëm A/H1N1, i cili deri më tani ka infektuar 29 persona të vend mund të shumëfishohet gjatë muajit shtator e në vijim.

Sipas mjekëve pritet që të paktë 15 persona të konfirmohen në çdo jave si të prekur nga gripi i derrave ku 10 prej tyre mund të jenë mbartës duke e kaluar lehtë virusin.

Ndërkohë që deri më tani në Tiranë, ISHP ka konfirmuar 29 raste të infektuar nga gripi i derrave ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa mes tyre janë edhe tre fëmijë por gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.

Sakaq, dje u evidentuan edhe pesë raste të dyshuara të prekjes nga gripi i derrave.

k.k/NOA

KOMENTE