Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hetimet kundër CIA-s, Cheney: Cënon sigurinë kombëtare të SHBA
English

Hetimet kundër CIA-s, Cheney: Cënon sigurinë kombëtare të SHBA

Washington, 31 gusht NOA-Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Dik Cheney mund të refuzojë takimin me prokurorin John Darem, i cili është emëruar për të kryesuar hetimet kundër CIA-s, nën dyshimin për abuzimin e të burgosurve në Irak dhe Afganistan.

Cheney vlerëson se bëhet fjalë për një hetim politik dhe shtoi se është kjo një gjë e keqe për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Sipas ish zv/presidentit amerikan, edhe  Bill Clinton, dikur ish president ka gabuar kur ka vendosur të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, në kuadër të misionit të tij për të siguruar lirimin e dy gazetarëve amerikane të arrestuar nga regjimi në Phenian.

Clinton ka zhvilluar një takim me Kim Jong Ilin, i cili ka zgjatur tri orë dhe menjëherë pas këtij takimi u liruan dy gazetarët amerikane, të cilat kishin kaluar disa muaj në burg për shkak të hyrjes ilegale në territorin e Koresë së Veriut.

"Mendoj se kur një ish-president amerikan takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, atëherë është ky një shpërblim për sjelljet e tyre të këqija", theksoi Cheney.

m.i/NOA

KOMENTE