Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendja e rënduar psikologjike çon në vetëvarje 63-vjeçarin
English

Gjendja e rënduar psikologjike çon në vetëvarje 63-vjeçarin

Pejë, 2 Shtator NOA - Një burrë 63-vjeçar që u gjet i vdekur në banesën e tij në qytetin e Pejës, u konkludua se ka kryer vetëvrasje, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Viktima, banues në rrugën "Faik Konica", sipas hetimeve të kryera, dyshohet se ka kryer vetëvarje me litar, në kushtet e një depresioni, rrethanat dhe burimi i të cilave po hetohet nga Njësitet Policore të Stacionit të Pejës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku ligjor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Vendit të ngjarjes u janë bashkangjitur Hetuesit Rajonal për Krime Serioze, Tekniket e Kriminalistikes, si dhe Prokurori Publik.

Më urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i 63 vjeçarit shqiptar është liruar duke iu dhënë familjarëve për ceremoninë e varrimit.

Ndërkohë, mësohet se rastin po e procedojnë ekspertë nga Njësiti Rajonal për Krime Serioze.

a.b/e.l/NOA

KOMENTE