Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedia e Ohrit, moti i keq në liqen shtyn tërheqjen e anijes në breg
English

Tragjedia e Ohrit, moti i keq në liqen shtyn tërheqjen e anijes në breg

Ohër, 7 shtator NOA-Aksioni për tërheqjen e anijes "Ilinden" e cila pardje u fundos në Liqenin e Ohrit dhe me vete mori 15 jetë, me siguri nuk do të kryhet edhe sot.

Ekspertët e mbërritur nga Bullgaria dhe Kroacia për verifikimin e shkaqeve të fatkeqësisë kanë kërkuar që të përsëritet xhirimi nënujor i "Ilindenit", pasi xhirimet e bëra më parë nuk i janë përgjigjur kërkesave të hetimit.

Kushtet klimatike në Ohër janë të ngjashme me të djeshmet, të cilat u theksuan nga ekspertët si të pavolitshme për një aksion të këtillë për tërheqjen e "Ilindenit" nga bregu.

E gjithë flota e anijes në Liqenin e Ohrit edhe gjatë mëngjesit të sotëm është ankoruar në Portin e qytetit.

Nëpër liqen pothuajse nuk ka qarkullim, përveç varkave patrulluese të policisë dhe objekteve lundruese të përfshira në hetim për fatkeqësinë e madhe.

KOMENTE