Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherri, pronari i lokalit shtrin barkazi dhe godet me armë në kokë e trup dy klientë
English

Sherri, pronari i lokalit shtrin barkazi dhe godet me armë në kokë e trup dy klientë

Shijak, 14 shtator, NOA - Në Komisariatin e Policisë së Shijakut janë paraqitur për të bërë kallëzim penal 23-vjeçari Bekim H. dhe 18-vjeçari Ramazan T., që të dy banues në Sukth të Durrësit.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, denoncimi i tyre mbërriti pasi

tre ditë më parë, në lokalin "Montenegro" në Sukth, pas një sherri banal, këta dy persona janë goditur nga pronari i lokalit, Gëzim D., i vitlindjes 1971, lindur në Sukth dhe banues në Tiranë, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar.

Sipas deklarimeve të të lartpërmendurve ata nën presionin e pistoletave janë shtrirë barkas në tokë dhe më pas janë goditur në kokë dhe në trup me qyt, si edhe grushta e shkelma.

Për pasojë, këta dy persona kanë marrë dëmtime në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Materialet mbi veprimet e para hetimore do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore mbi veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje", "Kanosje", "Prodhim dhe Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 89, 84, 278, 25 të Kodit Penal.

KOMENTE