Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis procedimi penal ndaj dy të dyshuarve për vjedhjen e pasqyrave të një automjeti
English

Nis procedimi penal ndaj dy të dyshuarve për vjedhjen e pasqyrave të një automjeti

Tiranë, 16 shtator, NOA - Forcat e Policisë së Tiranës kanë nisur procedim penal ndaj dy personave, të cilët dyshohen se kanë vjedhur pasqyrat e automjetit tip Benz 270 me targa Tr.9800 L, vjedhje kjo e realizuar në rrugën e "Dibrës" në Tiranë.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, specialistët e hetimit të krimit, pasi kryen të gjitha veprimet hetimore, konkluduan se autorë të kësaj vjedhje kanë qenë dy personat me iniciale A.E, 21-vjeç dhe A.G, 25-vjeç, me banim në Tiranë.

Bëhet e ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasqyrat e vjedhura, si edhe mjeti i mësipërm.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës në ngarkim të dy personave të mësipërm, për veprën penale të "Vjedhjes" në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. n.e/NOA

KOMENTE