Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: ODIHR identifikoi mangësi, qeveria bëri presione problematike gjatë fushatës elektorale
English

SHBA: ODIHR identifikoi mangësi, qeveria bëri presione problematike gjatë fushatës elektorale

Tiranë, 16 shtator NOA - Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka lëshuar sot një deklaratë në lidhje me raportin e ODIHR mbi Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri.

Sipas deklaratës së ambasadës, raporti i ODIHR identifikoi mangësi në këto zgjedhje.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë me kënaqësi publikimin më 14 shtator nga Zyra për Institucione Demokratike dhe Të Drejtat e Njeriut (ODIHR) të OSBE-së të raportit përfundimtar mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri. Mirëpresim përmirësimet e bëra në krahasim me zgjedhjet e kaluara të përshkruara në raport, siç është kuadri i përmirësuar ligjor dhe procesi i regjistrimit të votuesve" thuhej në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së lëshuar ditën e sotme.

"Këto zgjedhje shënuan përmirësim të prekshëm në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Raporti i ODIHR gjithashtu identifikoi mangësi. U shënuan probleme lidhur me numërimin dhe regjistrimin e votave, si edhe me anshmërinë e medias për partitë kryesore politike. Po ashtu, ODIHR nxjerr në pah veprime dhe presione problematike nga partitë politike dhe qeveria gjatë fushatës elektorale" thuhej më tej në deklaratë.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxisin qeverinë shqiptare dhe të gjitha partitë politike shqiptare që ta shfrytëzojnë këtë raport dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme.Â

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të punuar me qeverinë shqiptare, OSBE-në dhe Bashkimin Evropian për t'u marrë me fushat e shënuara për përmirësim.

k.k/NOA

KOMENTE