Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mblidhet në Tiranë Fondi Rajonal për Tregtinë e Jashtme në Ballkan
English

Mblidhet në Tiranë Fondi Rajonal për Tregtinë e Jashtme në Ballkan

Tiranë, 23 shtator, NOA - Fondi i Hapur Rajonal për Tregtinë e Jashtme në Europën Juglindore do të diskutojë nesër në Tiranë gjatë një konference të posaçme për nxitjen e eksporteve në rajonin e Ballkanit.

Vende si Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi apo Serbia do të paraqesin përmes ekspertëve të tyre opsionet mbi rregullimin sa më të mirë të raporteve mes importit dhe eksportit.

Tashmë një projekt i përbashkët ka iniciuar mes këtyre vendeve me qëllimin e rregullimit të këtyre raporteve.

I financuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GTZ) është ndërmarrë një nismë për ngritjen e një rrjeti rajonal të konsulentëve, që ofrojnë shërbime për rritjen e eksporteve.

Ky projekt financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe po zbatohet në gjashtë vendet e përmendura më lart të Europës Juglindore, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Aktivitetet kryesore të projektit në fjalë, i cili do të startojë nesër në Tiranë, përfshijnë uorkshope dhe konferenca rajonale si dhe trajnime për tema specifike rreth eksporteve.

n.e/NOA

KOMENTE