Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëveshja me Gjermaninë, po mbërrijnë në Kosovë të riatdhesuarit e parë
English

Marrëveshja me Gjermaninë, po mbërrijnë në Kosovë të riatdhesuarit e parë

Prishtinë, 29 shtator, NOA - Deri dje kanë jetuar në Gjermani, por tani e tutje e kanë të detyrueshëm kthimin në Kosovë, e kjo falë një marrëveshje të nënshkruar mes dy palëve, e cila detyron riatdhesimin e kosovarëve nga ky shtet.

Në fakt, Gjermania është shteti i parë nga po nis zbatimi i një marrëveshje të tillë, por mësohet se Kosova ka nënshkruar si ajo edhe me shtete të tjera perëndimore, nga të cilat pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme qytetarë të tjerë të saj.

Mësohet se sot në Aeroportin e Prishtinës kanë mbërritur 30 të riatdhesuarit e parë, ndërkohë që pritet të vijnë edhe shumë të tjerë, të cilët janë prekur direkt nga një marrëveshje e tillë.

Bëhet fjalë për dhjetëra emigrantë kosovarë në Gjermani, të cilët nuk e kishin të përcaktuar statusin e tyre në këtë vend.

Kjo situarë ka për të treguar efektet e saj në Kosovë, duke ditur se ajo gjendet në një situatë të vështirë ekonomike dhe sociale.

Por pavarësisht problemeve që mund t'i shkaktojë ky proces, autoritetet kosovare pohojnë se qeveria e Kosovës do të nënshkruajë marrëveshje për riatdhesimin e kosovarëve edhe me Norvegjinë, Belgjikën dhe Zvicrën.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE