Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas eurodeputetes Fajon, dhe Lutford propozon heqje vizash për Kosovën
English

Pas eurodeputetes Fajon, dhe Lutford propozon heqje vizash për Kosovën

Bruksel, 30 shtator, NOA - Edhe Kosova duhet të përfitojë nga masa e heqjes së vizave të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo është një kërkesë që europarlamentarët pritet t'ia bëjnë Komisionit Evropian, duke iu shtuar në këtë mënyrë asaj që edhe Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria të listohen në të njëjtën kohë me Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi për përfitimin e masës së heqjes së vizave.

Pas propozimit të europarlamentares sllovene, Tanja Fajon, e Komitetit për liri, drejtësi dhe punë të brendshme, propozimin për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave do ta bëjë edhe europarlamentarja britanike, Sarah Lutford, nga komiteti i

politikës së jashtme.

"Kosova nuk duhet të përjashtohet nga procesi i cili përfitojnë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe komisioni do të duhej menjëherë të niste një dialog për liberalizimin e vizave me Kosovës dhe të caktojë një udhërrëfyes", shprehet Ludford, e cila e ka përfshirë amendamentin e saj në raportin për Kosovën.

"Me qëllim të avancimit të implementimit të agjendës së Selanikut, komisioni duhet të nisë një dialog për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe të caktojë një udhërrëfyes (road map) të ngjashëm me ato për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo është pa paragjykim ndaj kompetencave të shteteve anëtare sa i përket njohjes së Kosovës si shtet të pavarur", parashikohet më tej në raportin e deputetes britanike në Parlamentin Evropian, Lutford.

Mësohet se gjatë një debati në Komitetin evropian për politikë të jashtme është mbështetur fuqishëm ideja që edhe Kosova të përfshihet në liberalizimin e vizave në mënyrë që populli i Kosovës të mos mbetet viktimë e ndasive mes shteteve anëtare të BE-së rreth statusit të Kosovës. n.e/NOA

KOMENTE