Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident në Shkodër, plagoset rëndë një 69-vjeçar
English

Aksident në Shkodër, plagoset rëndë një 69-vjeçar

Shkodër, 4 tetor NOA - Një 69-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur nga një automjet.

Për pasojë 69-vjeçari Angjelin Shllaku ka marrë plagë të rënda ndërsa u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në lagjen "Liria" në hyrje të Shkodrës kur një automjet tip-Benz me targa të Shkodrës 6847 E që drejtohej nga Fatmir Shala 55-vjeç ka përplasur një biçikletë me atë cilën udhëtonte Angjelin Shllaku.

Të dëmtuarit iu dha ndihma e menjëherë ndërsa e transportuan në spital nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Burime nga policia thanë se kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit megjithëse nga hetimet e para rezulton se 69-vjeçari i ka ndërprerë rrugën makinës.

k.k./NOA

KOMENTE