Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Abuzimet me detyrën, ministri i Drejtësisë shkarkon drejtoreshën e Hipotekës së Tiranës e 10 vartës të saj
English

Abuzimet me detyrën, ministri i Drejtësisë shkarkon drejtoreshën e Hipotekës së Tiranës e 10 vartës të saj

Tiranë, 5 tetor NOA-Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani vendosi sot shkarkimin nga detyra të Regjistrueses së Tiranës, Dorina Stringa

Shkarkimi u bë me propozim nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pas një kontrolli 2-mujor të ushtruar në Hipotekën e Tiranës nga ana e Sektorit të Kontrollit Tekniko Ligjor.

Objekt i këtij kontrolli ishte respektimi i procedurave administrative dhe shërbimit ndaj qytetarit nga ana e punonjësve të kësaj Zyre.

Në fund, kontrolli konstatoi shkelje të shumta të procedurave administrative dhe vonesa të mëdha në shërbimin ndaj qytetarëve nga ana e Regjistrueses, Dorina Stringa dhe nga 10 punonjësit e tjerë.

Bazuar mbi raportin e Kontrollit Tekniko Ligjor, Qirjako i propozoi Ministrit të Drejtësisë shkarkimin nga detyra të Regjistrueses së Tiranës, Dorina Stringa.

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të vazhdojë kontrolle edhe në Zyrat e tjera Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

KOMENTE