Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthimi në hotel, policia shoqëron 5 persona në komisariat
English

Shpërthimi në hotel, policia shoqëron 5 persona në komisariat

Golem, 7 tetor, NOA Update - Pronari i hotelit "Elesio" në Golem të Durrësit, së bashku me katër persona të tjerë, janë shoqëruar paraditen e sotme në mjediset e komisariatit të Policisë së Durrësit, për të dhënë sqarime mbi ngjarjen e shembjes së ballkonit të këtij hoteli mëngjesin e sotëm.

Lajmi konfirmohet nga korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA në vendngjarje, i cili bën me dijeni se mes të shoqëruarve të tjerë janë edhe dy inxhinierë, të cilët janë marrë me punimet e hotelit në fjalë.

Sipas të dhënave paraprake nga burimet policore të Durrësit, shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një bojler në një nga dhomat e hotelit, i cili i gjendur në zbrazëti, pa ujë, mund të ketë provokuar shpërthimin, që më pas ka shkaktuar edhe shembjen e pjesshme të gati gjysmës së ndërtesës së hotelit "Elesio" në Golem të Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE