Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, policia merr masa për mitingun e PS-së, nesër bllokohet bulevardi kryesor
English

Tiranë, policia merr masa për mitingun e PS-së, nesër bllokohet bulevardi kryesor

Tiranë, 9 tetor NOA - Protesta e paralajmëruar e Partisë Socialiste e cila do të zhvillohet ditën e shtunë në 10 tetor do të pasojë me bllokimin e bulevardit kryesor në Tiranë.

Kështu Policia e Tiranës njoftoi se ka marrë masa për mbarëvajtjen e mitingut pas kërkesës dhe lejes së PS-së ndërsa do të bllokojë segmentin rrugor përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" deri në Sheshin "Nënë Tereza".

"Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë masa për sigurimin e rendit e të qetësisë publike, si dhe garantimin e zhvillimit normal të këtij tubimi. Kështu, më datë 10 Shkurt 2009, duke filluar nga ora 16.00 deri në përfundim të aktivitetit, do të merren masat për bllokimin e segmentin rrugor përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" deri në Sheshin "Nënë Tereza" tha sot zyrtarisht policia e kryeqytetit.

k.k/NOA

Â

KOMENTE