Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu e Thaçi takojnë diplomatët britanikë, marrin lavdërime për përkushtimin në plotësimin e standardeve
English

Sejdiu e Thaçi takojnë diplomatët britanikë, marrin lavdërime për përkushtimin në plotësimin e standardeve

 Prishtinë, 14 tetor NOA-Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim me një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar.

Të dy liderët kanë theksuar se pas shpalljes së pavarësisë dhe me ndërtimin e institucioneve të saj, Kosova është shndërruar në faktor stabiliteti për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe tashmë është fokusuar në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Shefi i delegacionit të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit të Mbretërisë se Bashkuar, John Stanley ka theksuar se ka mbetur i mahnitur nga gatishmëria e kosovarëve për t'i përmbushur standardet e kërkuara për liritë dhe të drejtat e njeriut. Lidhur me çështjen për procesin e lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga sa më shume vende të botës, Sir John Stanley ritheksoi vendosmërinë e Britanisë së Madhe për ta ndihmuar vendin tonë edhe më tej në këtë proces të rëndësishëm.

KOMENTE