Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Atentat në Krujë, qëllohet me pistoletë një 40-vjeçar
English

Atentat në Krujë, qëllohet me pistoletë një 40-vjeçar

Krujë, 15 tetor NOA - Një "xing" me makina ka pasuar me një debat mes dy personave tre ditë më parë në Krujë, ndërsa ditën e sotme njëri prej tyre dyshohet se është hakmarrë duke i zënë pritë me qëllim për të vrarë.

Atentati ndodhi ditën e sotme kur 40-vjeçari, Petrit Bafti ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Laçit, në rrugën e vjetër Thumanë-Laç, në dalje të qendrës së Thumanës, kur një person që udhëtonte me një automjet tip-Benz i ka prerë rrugën dhe më pas e ka qëlluar dy herë me pistoletë.

Bafti ka rënë menjëherë mbi timon ndërsa autori u largua me shpejtësi për t'i shpëtuar prangave të policisë.

40-vjeçari i plagosur u transportua menjëherë në spital nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën ndërsa, policia nisi hetimet për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Burime nga policia thanë se Bafti tre ditë më parë është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka pasur një debat me drejtuesin e makinës.

Dyshohet se personi me të cilin 40-vjeçari ka debatuar tre ditë më parë, të ketë marrë hakë duke i prerë rrugën sot me qëllim për ta vrarë,

Megjithatë burimet policore shtuan se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur me saktësi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

k.k/NOA

KOMENTE