Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autonomia lokale, Shalsi: Vendorët gati për protesta, në dijeni dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale
English

Autonomia lokale, Shalsi: Vendorët gati për protesta, në dijeni dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale

 Tiranë, 15 tetor NOA-Deputeti i PS dhe nënkryetar i bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi, ka deklaruar se krerët e pushtetit vendor, përfaqësues të opozitës, kanë njoftuar Kongresin e Autoriteteve  Lokale Evropiane për cenimin që po i bën qeveria autonomisë së tyre lokale.

"Kryeministri më antiqytet që ka pasur Shqipëria, u ka marrë frymën buxheteve të bashkive me ligje antikushtetuese.

Të zgjedhurit vendorë të opozitës kanë informuar Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës në lidhje më gjendjen e rëndë të demokracisë vendore në Shqipëri, si dhe kanë paralajmëruar se do të fillojnë protesta deri në bojkotimin e plotë të kësaj qeverie jo legjitime dhe të këtij kryeministri i cili qëndron mbi kutitë e mbyllura të krimit elektoral, vetëm e vetëm për të justifikuar apo përligjur plaçkitjen e vendit në interes të pushtetit të familjes së tij", është shprehur Shalsi.

m.i/NOA

KOMENTE