Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Suedi, zhvillohet festivali i krijuesve nga diaspora shqiptare
English

Suedi, zhvillohet festivali i krijuesve nga diaspora shqiptare

Malmë, 18 tetor - Poezia më e mirë u shpall ajo e Shukrije Pllashnikut - Rama, kurse nga krijuesit muzikor, u shpërblyen Zeqirja Ballata dhe Ahmet Bella

Nga Ramadan Reshitaj

Malmë - Suedi, 18 tetor NOA - Në qytetin jugor të Suedisë, në Malmë, u mbajt Festivali i Tetë i Poezisë dhe i Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë.

Mbi 35 krijues letrar shqiptarë nga Suedia, Norvegjia, Gjermania e Franca dhe krijues muzikorë shqiptarë nga Suedia e Sllovenia, prezantuan punimet e tyre.

Juria e Festivalit, e udhëhequr dr Sali Bashota, ndau të gjitha shpërblimet e Festivalit. Vendin e parë për krijimet letrare e zuri poezia" Ishulli i dashurisë" autore e së cilës ishte Shukrije Pllashniku - Rama.

Vendin e dytë e mori poezia "Flakë dëshirash" e Bqir Hatashit dhe vendin e tretë e ndanë Afërdita Xani me poezinë "Në luftë me vetveten" dhe Zyrafete Kryeziu - Manaj me poezinë "Vasha e valëve".

Çmimin letrar të Festivalit "Kosovë Rexhë - Bala" juria ia ndau poezisë së Muhamed Krasniqit "Me vargun e dritës", kurse vepra artistike e piktorit akademik Shyqri Gjurkaj iu dha Riza Sheqirit për poezinë "Për atdheun".

Sa i përket krijimtarisë muzikore, Juria e Festivalit shpërbleu kompozitorin nga Maribori i Sllovenisë, Zeqirija Ballata për veprën "Ndarja" dhe kompozitorin nga Malmë, Suedi, Ahmet Bella për veprën "Yllin e pashë shumë të madh".

Në kuadër të veprimtarive përcjellëse të këtij manifestimi që organizohet nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi dhe që mbështet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, u bë edhe promovimi i librave të Fetah Bahtirit, Hamit Gurgurit e të Beqir Hatshit që jetojnë dhe krijojnë në Suedi.

r.r/f.sh/NOA

KOMENTE