Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëzohet nga ballkoni teksa mblidhte rrobat, vdes 68-vjeçarja
English

Rrëzohet nga ballkoni teksa mblidhte rrobat, vdes 68-vjeçarja

Tiranë, 21 tetor NOA - Ndërron jetë në spital, 68-vjeçarja e cila ra nga ballkoni teksa po merrte disa rroba.

Sadete Toska ra tre ditë më parë nga ballkoni i banesës së saj në katin e dytë të një pallati që ndodhet në Unazën e Re në Tiranë teksa po përpiqej të mblidhte disa rroba që kishte nder në pjesën e jashtë të ballkonit.

Ajo u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por megjithë ndërhyrjen e mjekëve gruaja ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Policia e cila ishte njoftuar qysh në fillim për ngjarjen nisi hetimet për të zbardhur rrethanat.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se nga deklarimi që iu mor bashkëshortit të saj, Xhaferr Toska, 68-vjeçarja është rrëzuar nga ballkoni i banesës së saj, në katin e dytë, në momentin që ka qenë, duke marrë disa rroba në ballkon.

k.k/NOA

KOMENTE