Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Referendumi për emrin, Brukseli këshillon Shkupin: Mendohuni dy herë
English

Referendumi për emrin, Brukseli këshillon Shkupin: Mendohuni dy herë

Shkup, 22 tetor NOA-Komisioneri evropian për Zgjerimin, Olli Rehn këshilloi nga Brukseli liderët maqedonas të mendohen mirë nëse vendosin të kryejnë referendum popullor për çështjen e emrit.

"Zyrtarisht më duhet të them se iu takon vendeve anëtare apo vendeve kandidate të marrin vendimet e tyre. Por në politikën reale unë shpresoj se të gjithë liderët duhet të mendohen dy herë, pasi referendumi do të hapte Kutinë e Pandorës dhe do t'i komplikonte edhe më shumë gjërat", deklaroi Rehn në një seminar të organizuar nga Qendra e Politikave Evropiane në Bruksel.

Në të njëjtin panel diskutimi, merrte pjesë edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështjet e integrimit Vasov Naumovski.

KOMENTE