Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia zbardh vdekjen tek Çimento në Fushë Krujë
English

Policia zbardh vdekjen tek Çimento në Fushë Krujë

Fushë Krujë, 23 Tetor NOA - Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Fushë Krujë ku një 46 vjeçar gjeti vdekjen në incident pune.

Naim Baku, 46 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, i martuar, me profesion punëtor në Fabriken e Çimentos, është aksidentuar tek vendi i punës ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga hetimet rezultoi se Naim Baku ka qene duke punuar tek Reparti i Mullirit nr 1 ku për një moment krahu i djathte i tij është përfshire nga rrotullimi i një pulexhoje të elektromotorrit dhe gjate kësaj kohe është përfshirë edhe vetë në rrotullimin e pulexhos. Si rrjedhoje krahu i djathte i tij është shkëputur nga trupi duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Policia sqaroi se në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë janë kryer veprimet procedurale, si marrja e të dhënave nga persona që kane dijeni për ngjarjen, vendimi mjeko-ligjor i këqyrjes kufomore, vendimi ekspertimit teknik i punës.

Mësohet se materialet do t'i kalojnë Prokurorisë për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë" parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, për hetim të mëtejshëm.

a.a/e.r/NOA

KOMENTE