Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mungoi Karaxhiç, gjykimi u shty për nesër
English

Mungoi Karaxhiç, gjykimi u shty për nesër

Hagë, 26 tetor, NOA Update - U shty për ditën e nesërme gjykimi i ish-shefit politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.

Kjo pasi, ai nuk u paraqit në seancën e sotme që nisi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (TPI) për ish-Jugosllavinë.

"Duke konstatuar mungesën e të akuzuarit dhe të një avokati për ta përfaqësuar atë, gjykata vendosi të shtyjë procedurat", deklaroi gjykatësi koreanojugor O-Gon Këon, lidhur me një fakt të tillë, duke shtuar se kjo gjykatë i kërkon Karaxhiçit të jetë i pranishëm që të mos bllokohet procesi i tij.

Nga ana e tij, Karaxhiç ka kërkuar 10 muaj shtesë për përgatitjen e mbrojtjes, duke u shprehur se është i pafajshëm dhe se ka luftuar vetëm për të mbrojtur popullin e tij.

n.e/NOA

KOMENTE