Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet makina e vjedhur, kërkohej në Itali
English

Kapet makina e vjedhur, kërkohej në Itali

Durrës, 27 tetor, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për 53-vjeçarin Astrit Vata, lindur dhe banues në Tiranë.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se procedimi penal ndaj tij ka filluar pasi atij i është bllokuar automjeti tip BMV 745 me targa TR-2201-M ngjyrë blu, me numer shasie VBAGL61050DM50997, i cili nga verifikimet rezulton si "i vjedhur" në Itali që 4 vjet më parë.

U bë bllokimi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dokumentacioni i mjetit së bashku me mjetin me targa TR-2201-M në pronësi të Vatës, i cili ndiqet në gjendje të lirë.

Materialet proceduriale do t'i dërgohen prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Trafikut të Mjeteve Motorrike", parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE