Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shalsi: Berisha po vjedh pronat e popullit
English

Shalsi: Berisha po vjedh pronat e popullit

Tiranë, 1 nëntor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi doli sot në një deklaratë për shtyp ku u shpreh se kryeministri, Sali Berisha po merr pronat publike e private.

"Pas këtij demonstrimi të paligjshëm force, fshihet pushteti i paligjshëm i Sali Berishës, që u është turrur pronave publike dhe private me një babëzi e verbëri të paparë.

Kjo dhunë bëhet për t'i detyruar pronarët e ligjshëm që të lidhin kontrata me sekserët e Sali Berishës, të cilët janë lëshuar si hijena kudo.

Kjo dhunë tregon fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, që vjedh pronat e popullit, votën e tjetrit, biznesin e tjetrit, pronën e tjetrit.

Është e patolerueshme, e papranueshme, që këto gjëra të ndodhin në mes të ditës, në mes të Tiranës" deklaroi Shalsi.

k.k/NOA

KOMENTE