Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada e SHBA-së: Dhuna ndaj gazetarit është e papranueshme
English

Ambasada e SHBA-së: Dhuna ndaj gazetarit është e papranueshme

Tiranë, 3 nëntor NOA - Për dhunën ndaj gazetarit Mero Baze ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë duke e quajtur të papranueshme një ngjarje të tillë.

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara u skandalizua nga sulmi ndaj gazetarit Mero Baze më 2 nëntor.

Sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe forma të tjera të kanosjes së medias errësojnë lirinë e shtypit" thuhej në deklaratën për shtyp lëshuar ditën e sotme nga ambasada Amerikane.

"Të gjitha format e presionit dhe kanosjes ndaj medias janë të papranueshme.

Ambasada mbështet dënimin nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të këtij akti dhe përkrah thirrjen e Kryeministrit që autoritetet përkatëse të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë të këtij incidenti dhe që ata që janë përgjegjës të japin llogari.

"Ambasada e SHBA-ve do të vazhdojë të mbështesë me forcë lirinë e shtypit në Shqipëri", - thuhet më tej në deklaratën e ambasadës Amerikane.

k.k/NOA

KOMENTE