Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Traktati i Lisbonës, Brukseli mbështet vendimin pro të Çekisë
English

Traktati i Lisbonës, Brukseli mbështet vendimin pro të Çekisë

Bruksel, 3 Nëntor NOA-Udhëheqësit e Bashkimit Evropian e kanë mirëpritur vendimin e drejtësisë çeke, që i hapi rrugën miratimit të Traktatit të Lisbonës.

Kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso tha se "nuk do të duhet të ketë pengesa të tjera të panevojshme, që do të parandalojnë hyrjen në fuqi të traktatit".

Gjykata Kushtetuese e Çekisë ka vendosur se Traktati i Lisbonës i Bashkimit Evropian është në linjë me kushtetutën e vendit.

Republika e Çekisë është i vetmi vend i BE-së që ende nuk e ka ratifikuar traktatin, i cili duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare që të hyjë në fuqi.

Parlamenti i Çekisë e ka mbështetur marrëveshjen, por presidenti Vaclav Klaus e priste vendimin e gjykatës para se ta nënshkruajë.

KOMENTE