Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ivanov fton kryeministrin grek për vizitë në Maqedoni
English

Ivanov fton kryeministrin grek për vizitë në Maqedoni

Shkup, 4 Nëntor NOA-Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov i ka dërguar një ftesë për një vizitë zyrtare, kryeministrit të ri grek, Karolos Papulias.

 "Jam thellë i bindur se me vizitën Tuaj, ne si njerëz të parë të dy vendeve fqinje do të japim kontribut të konsiderueshëm në vizionin tonë të përbashkët dhe përfundimisht do të japim një impuls plotësues të fortë për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë", bëhet e ditur në ftesën, që presidenti Ivanov ia dorëzoi të mërkurën ambasadores greke në Shkup, Aleksandra Papadopullu.

Ivanov në letrën dërguar Papulasit thekson se në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë ka shumë më tepër gjëra që lidhin dhe afrojnë, sesa që ndajnë.

"Kam besim të fortë se me angazhime të përbashkëta do të kontribuojmë në forcimin e lidhjeve tona të cilat do të jenë në interes të qytetarëve të të dyja shteteve tona", bën të ditur Ivanov.

m.i/NOA

KOMENTE