Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Uithers: Indicenti Baze , nuk ka justifikim dhuna ndaj medias, institucionet të reagojnë
English

Uithers: Indicenti "Baze", nuk ka justifikim dhuna ndaj medias, institucionet të reagojnë

Tiranë, 6 nëntor, NOA - Nuk ka asnjë justifikim për dhunën e ushtruar ndaj medias. Një fakt të tillë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, John Uithers e ka pohuar gjatë një takimi të zhvilluar nga Unioni i Gazetarëve me tematikën "Midis lirisë së dhunuar dhe informalitetit".

Zyrtari i lartë amerikan, duke iu referuar konkretisht incidentit të fundit, ku gazetari Mero Baze u godit fizikisht nga biznesmeni Rezart Taçi, tha se nuk mund të mohohet fakti se Baze kishte bërë shkrime kritike ndaj abuzuesve dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja e ndërmarrjes së sulmit ndaj tij.

Në lidhje me këtë, ai ka pohuar se duhet një reagim dhe shpjegim institucional i çështjes, duke përgëzuar me këtë rast, reagimin e kryeministrit Berisha rreth saj.

"Por  ka patur edhe raste të tjera të dhunës ndaj gazetarëve, si përshembull ajo e  ushtruar nga deputeti Tom Doshi", përmendi ndër të tjera ambasadori Uithers. Â

Në fund të fjalës së tij, përfaqësuesi i shtetit amerikan në Shqipëri ka bërë me dije se ai do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e medias.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE