Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kamarieri i mitur denoncon në polici: Më vodhën paratë kur po kthehesha në shtëpi
English

Kamarieri i mitur denoncon në polici: Më vodhën paratë kur po kthehesha në shtëpi

Elbasan, 11 nëntor, NOA - Një kamerier, pasi ka mbaruar turnin e mbrëmjes në lokalin ku punon, ka ikur drejt shtëpisë ku gjatë rrugës dy persona e kanë sulmuar duke i marrë të gjitha paratë që kishte me vete.

Kjo ngjarje është denoncuar prej tij pranë komisariatit të policisë së Elbasanit, ku ka treguar qartësisht të gjitha detajet e aktit të grabitjes prej të panjohurve në rrugë.

Burimet policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se kamarieri në fjalë, mban inicialet Xh.T, është vetëm 16 vjeç dhe banues në qytetin e Elbasanit.

Ai ka pohuar se punon si kamarier në lokalin Pegas në këtë qytet dhe grabitja e parave të xhiros me dhunë, i është bërë pikërisht para godinës së doganës.

Konkretisht, bëhet fjalë për një shumë prej 47.000 lekësh të cilat ai i kishte me vete në momentin e grabitjes.

Forcat e policisë nga ana e tyre kanë mundësuar identifikimin e autorvë të ngjarjes të cilët janë 21-vjeçari Alban Lloshi dhe 23-vjeçari Elis Salliu, që të dy banues në qytetin e Elbasanit.

Që të dy këta janë shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tyre, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme mbi veprat penale ‘Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim", e cilat parashikohet nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE