Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ku është vota ime , opozita nis protestën në Vlorë
English

"Ku është vota ime", opozita nis protestën në Vlorë

Vlorë, 13 Nëntor NOA-Opozita ka nisur sot pasdite në orën 17 protestën e saj të gjashtë në qytetin e Vlorës, me moton "Ku është vota ime".

Deputetë të Partisë Socialiste dhe aleatët e saj kanë përsëritur thirrjen e tyre ndaj qeverisë për të hapur kutitë e votimit ku gjenden rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit, rezultat që sipas tyre është manipuluar nga partia në pushtet.

Protesta është zhvilluar në sheshin e Flamurit, ku deputetët e majtë i kanë bërë thirrje Berishës t'i hapë rrugë hetimit të manipulimit me zgjedhjet, e cila i ka detyruar ata të mos ushtrojnë mandatin e deputetit duke qëndruar jashtë dyerve të Kuvendit të Shqipërisë.

 Ndërkaq, bëhet me dijeni nga selia rozë për agjencinë e Lajmeve NOA se turi i opozitarëve ka caktuar ditën e martë të javës së ardhshme qytetin e Fierit për të vijuar protestat në rrethe.

Kurse data 20 nëntor është parashikuar si dita e rikthimit të opozitës në bulevardin kryesor të Tiranës për të protestuar sërish, sikundër bëri pak javë më parë, në emër të asaj që ajo e quan "transparenca e zgjedhjeve", konkretizuar me kërkesën e hapjes së kutive të 28 qershorit dhe thirrjeve për bojkot, deri në momentin që kjo do të realizohet nga mazhoranca.

m.i/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE