Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria miraton krijimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës
English

Qeveria miraton krijimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës

Tiranë, 13 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha njoftoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës.

"Ky është një detyrim shumë i rëndësishëm dhe një vendimmarrje e madhe. Shqipëria është vend me pak tokë dhe toka e saj po mbartet me shpejtësi të madhe në dete.

Së dyti, si rezultat i ngrohjes globale, është e sigurt se sipërfaqe të rëndësishme toke po "grabiten" nga deti, veçanërisht nga Narta në Velipojë.

Ndaj duhet të parashikohet mbrojtja e tokës, si pasojë e ngritjes së deteve, me praktikat më të mira të mundshme, për ndryshe, ne do të humbim shumë tokë në gjirin e Drinit, në Divjakë, Golem dhe në të gjithë Ultësirën Bregdetare," u shpreh kryeministri. Â

k.k/NOA

KOMENTE