Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi, fjalim në Samitin Botëror të Ushqimit, organizuar nga FAO e OKB
English

Presidenti Topi, fjalim në Samitin Botëror të Ushqimit, organizuar nga FAO e OKB

Tiranë, 16 nëntor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shoqëruar nga zonja e parë, Teuta Topi, është nisur sot në mëngjes në krye të një delegacioni zyrtar për të marrë pjesë në Samitin Botëror të kryetarëve të shteteve dhe qeverive mbi Ushqimin, e organizuar nga Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, i cili do të zhvillojë punimet në Romë (Itali), në datat 16-18 nëntor 2009.

Bëhet me dijeni se në ditën e parë të Samitit, kreu i shtetit shqiptar do mbajë një fjalim gjatë të cilit do të bëjë një panoramë të situatës në Shqipëri dhe të sfidave e angazhimit të vendit tonë në kuadër të sigurisë ushqimore.

Gjithashtu, presidenti do të ndalet edhe në shqetësimin global mbi rritjen e nivelit të urisë në botë, ndërsa gjatë samitit do të zhvillojë takime me homologë pjesëmarrës të vendeve të tjera. Tema qendrore e e punimeve të këtij samiti është siguria ushqimore botërore me vëmendje të posaçme, që në ditën e parë të aamitit, të një angazhimi global mbi çrrënjosjen e shpejtë e të plotë të urisë në botë, për të cilën 60 krerët pjesëmarrës të shteve e qeverive do miratojnë një deklaratë të përbashkët.

Por gjatë samitit do trajtohet edhe çështja e reformës qeverisëse botërore mbi sigurinë ushqimore e ndryshimet klimaterike si dhe sfidat me të cilat do përballen bujqësia e siguria ushqimore.

n.e/NOA

Â

KOMENTE