Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD thotë se faji për shtimin e korrupsionit është i Edi Ramës dhe Delijorgjëve
English

PD thotë se faji për shtimin e korrupsionit është i Edi Ramës dhe "Delijorgjëve"

Tiranë, 17 Nëntor NOA - Transparency International botoi raportin për indeksin e perceptimit të korrupsionit në Shqipëri për vitin 2009 ku konstatohet se Shqipëria ka një rënie në krahasim me vitin e kaluar.

Për këtë fakt, ka reaguar Partia Demokratike. Erla Mëhilli, zëdhënëse e kësaj partie vlerësoi se shkaku kryesor i kësaj rënie qëndron në disa abuzime korruptive sipas partisë më të madhe qeverisëse dhe përmendi tre të tilla:Â

1) Qytezën Rama - Delijorgji me 51 pallate

2) Në praktikën më korruptive në planet të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për vitin 2008 ku Rama me Eftimin dhe Shkrelin e vet mori 70% të lejeve të ndërtimit.Â

3) Qëndron në procedurën e stërzgjatur dhe tejet korruptive të marrjes së lejeve në Tiranë, për të cilin Edi Rama renditet i 173 në botë me afatin rekord 399 ditë.Â

Këtu qëndron dhe shkaku kryesor i uljes së pikëve mbasi lejet e ndërtimit në vlerësimin e korrupsionit kanë peshën specifike më të lartë se të gjitha proceset e tjera.

Në këtë pikë, Mëhilli tha se kjo praktikë korruptive po merr fund dhe "Shqipëria do të ngjisë me shpejtësi shkallët e suksesit, mbasi në muajt e ardhshëm hyn në fuqi "Ligji i ri i Urbanistikës" që përcakton afatin 45 ditor për dhënien e një leje dhe parimin "heshtja është miratim".

"Kështu do të bjerë në këtë mënyrë është Kështjella e fundit e korrupsionit në Shqipëri që është Bashkia e Tiranës", - ka përfunduar reagimi i PD-së.

e.r/NOA

KOMENTE