Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherri i çastit, goditet me thikë një 51-vjeçar, policia në kërkim të autorit
English

Sherri i çastit, goditet me thikë një 51-vjeçar, policia në kërkim të autorit

Shkodër, 19 nëntor NOA - Një grindje e çastit ka rrezikuar jetën e një 51-vjeçari i cili u godit me thikë nga kundërshtari i tij.

Ngjarja ndodhi dje në lagjen "Salo Halili" në Shkodër, pikërisht në vendin e quajtur ish-Parku i Industrisë të qyteti, është plagosur me thikë 51-vjeçari, Skënder S. Policia e sinjalizuar për ngjarjen mbërriti menjëherë në vendngjarje ku nga hetimet e kryera rezulton se autor i kësaj plagosjeje dyshohet të jetë Edmond Spahija, 41-vjeç, . Autori menjëherë pas kryerjes së krimit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Burime nga policia thanë se plagosja ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar Edmond Spahija dhe po punohet për kapjen e tij.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër është transportuar në Spitalin Ushtarak Tiranë për ndihmë më të specializuar.

k.k/NOA

KOMENTE