Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ivanov: I zhgënjyer me Jeremiç që tha se është në krahun e Greqisë për emrin tonë
English

Ivanov: I zhgënjyer me Jeremiç që tha se është në krahun e Greqisë për emrin tonë

Shkup, 20 nëntor, NOA - Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka deklaruar se paraqitet  thellësisht i zhgënjyer nga deklarata e fundit e ministrit serb të Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç, sipas të cilit, Beogradi e mbështet qëndrimin grek për kontestin me emrin e republikës së Maqedonisë.

Ai e ka cilësuar këtë deklaratë si "fatkeqe dhe ka shprehur njëherësh keqardhje që deklarata e Jeremiçit është përputhur me ftesën e presidentit Tadiç për vizitë në Serbi dhe për pjesëmarrje në varrimin e patriarkut Pavle. Pas deklaratës, presidenti i Maqedonisë e ka anuluar pjesëmarrjen në pritjen në Beograd, organizuar nga ministri Jeremiç për të gjithë mysafirët e lartë politikë në këtë varrim.

Ndërkaq, Ivanov është takuar në Beograd me homologun e tij serb, Boris Tadiç, me të cilin ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për situatën në rajon.

"Ata e vërtetuan përkrahjen e tyre të ndërsjellë për integrimet Evropiane dhe në këtë frymë e mbështetën nismën e Greqisë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor deri më 2014 të bëhen anëtare të BE-së", njofton kabineti i presidentit.

Presidenti i Serbisë ka theksuar se Republika e Serbisë e ka njohur Republikën Maqedonisë me emrin e saj kushtetues dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE