Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Braçe: Prokuroria të nis procedim penal ndaj Olldashit, për shpërdorim detyre
English

Braçe: Prokuroria të nis procedim penal ndaj Olldashit, për shpërdorim detyre

Tiranë, 24 nëntor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës i ka kërkuar publikisht prokurorisë të nis procedim penal ndal Sokol Olldashit.

"30 ditë larg nga dita e mbylljes së rrugës së Kombit, Rrëshen-Kalimash, 20 ditë larg nga shembja katastrofike e tunelit të Kombit në rrugën Rrëshen-Kalimash, viktimat e para po dëshmojnë fort, për të disatën herë, mungesën e përgjegjësisë, shpërdorimin e detyrës deri në marrje të jetës së njerëzve e shpërdorim kolosal të parave publike nga ana e Qeverisë së Sali Berishës.

Refuzimi i Prokurorisë për të bërë detyrën ndaj një krimi të denoncuar, të hetuar por të pa gjykuar deri në dështim të qëllimshëm të vetë organit denoncues, krim i cili po kushton gjithnjë e më shumë para' për buxhetin në krizë të Shqipërisë, dëshmon edhe më qartë për kapjen politike të shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të përfshira në instalimin kriminal të "ligjit të pandëshkueshmërisë", më i fortë edhe se "omerta" e famshme e Mafia-s.

PS e konsideron të rëndë këtë situatë e cila po precipiton si kriminale e me pasoja të jashtëzakonshme" tha sot Braçe.

Deputeti Braçe, theksoi se PS i kërkon prokurorisë të nis procedim penal ndaj ministrit përgjegjës, ministrit Sokol Olldashi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës me pasojë tejkalimin me gati 2 herë të vlerës së kontraktuar për ndërtimin e rrugës.

k.k/NOA

Â

KOMENTE