Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përfituan pension minatori me dokumenta false, verifikohen shkeljet në dosjet e 6 vetave
English

Përfituan pension minatori me dokumenta false, verifikohen shkeljet në dosjet e 6 vetave

Pogradec, 24 nëntor, NOA - Donin që të përfitonin me çdo kusht pensionin e minatorit të nëntokës e prandaj kanë paraqitur edhe dokumenta të falsifikuara, por janë pikasur nga ekspertët e krimit ekonomik.

Bëhet fjalë për gjashtë persona nga qyteti i Pogradecit, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të "Falsifikimit të dokumentave", parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, pasi u verifikua se dosjet tyre të përfitimit të pensionit ishin të mbushura me dokumenta false.

Burimet policore të Pogradecit bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se ata

janë 54-vjeçari Ilia Bllazhda, 56-vjeçari Bujar Lipo, 53-vjeçari Stavri Mengri, 51-vjeçari Durim Mançellari, 52-vjeçari Bujar Selfollari dhe 55-vjeçari Riza Bufi, që të gjithë banues të qytetit të Pogradecit.

U kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa materialet e mëtejshme do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE