Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pesha: LRI anëtare e Rrjetit të Socialistëve të rinj Evropianë
English

Pesha: LRI anëtare e Rrjetit të Socialistëve të rinj Evropianë

Tiranë, 24 nëntor NOA - Zëvendëssekretari i përgjithshëm i LRI-së Besjan Pesha ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka bërë të ditur se Lëvizja Rinore për Integrim është pranuar si anëtare në Rrjetin e Socialistëve të rinj Evropianë - ECOSY, i cili është forumi rinor i Partisë Evropiane Socialiste.

"Pranimi i Lëvizjes Rinore për Integrim në këtë forum prestigjioz rinor të majtë tregon edhe njëherë vlerësimin e rolit konstruktiv të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zhvillimet politike në vendin tonë si edhe atë të pjesëmarrjes tonë dinjitoze në qeverisjen e vendit' tha Pesha.

"Liberalizimi i vizave këtë vit do të jetë një hap konkret dhe i prekshëm nga të gjithë.

Gjithashtu rishtazi do të doja të ftoja të gjithë ata të rinj të cilët sot gëzojnë statusin e anëtarit të parlamentit por që kryetari i partisë së tyre nuk po i lejon që të përfaqësojnë rininë në të, të thyejnë tabutë e të shkuarës që mbajnë peng atë parti dhe të afrohen me të ardhmen duke hyrë në parlament siç do të bënte çdo i ri evropian" përfundoi Pesha.

k.k/NOA

Â

KOMENTE